Home » , , » Angela Martini se shpejti do prezantoj linjen time te bikini

Angela Martini se shpejti do prezantoj linjen time te bikini

Bukuroshja e njohur shqiptare, qe perfaqesoi vendin ne “Miss Universe”, vazhdon suksesin e saj, duke pushtuar revistat me prestigjioze te botes. Per muajin shkurt asaj i eshte rezervuar nje pjese e konsiderueshme e hapesires mediatike ne nje reviste -
te njohur turke, “Esquire”, duke dhene gjithashtu edhe nje interviste interesante.

Se çfare flet Angela per shtypin turk, ne e kemi perkthyer dhe pershtatur intervisten nga gjuha angleze ne shqip.

A mund te na tregoni diçka rreth vetes?
Emri im eshte Angela Martini, une jam 24 vjeç dhe ne horoskop jam binjaket. Kam lindur ne
Shqiperi, ne nje qytet te quajtur Shkoder. Kur isha 9 vjeç, une u zhvendosa ne Zvicer me familjen time, keshtu qe jam nje qytetare zvicerane. Ndersa tre vjet me pare une kam levizur ne qytetin e endrrave te mia, Nju Jork City. Jam “Miss Universe Albania 2010”. Kam nje kontrate modelimi me “Elite NY” dhe jam nje modele nderkombetare gjithashtu. Une me se shumti pozoj ne bikini dhe te brendshme femrash. Kam bere shume reklama per Mercedes-Benz, Fashion Week Miami si dhe kam punuar me se shumti me kataloge te medhenj ne SHBA, per Lily e Frances, Linea e Sprint, Guess femrash dhe reklamat per JC Penney-se, Ambrielle etj.
 Sa kohe keni qe beni punen e modeles. Si e keni filluar kete pune?
Qe kur isha nje vajze e vogel, une e dija se kisha lindur per te shkuar ne Nju York City. Pervoja ime e pare ne modelim ishte ne moshen 18-vjeçare, para se prinderit e mi te ma lejonin ate pune. Por si modele profesioniste kam filluar nga mosha 21-vjeçare, kur u transferova ne ShBA dhe nenshkrova kontrate me Elite NY.

A keni qene ndonjehere ne Turqi?
Jo, nuk kam qene, por mendoj ta vizitoj se shpejti. Kam shume miq te mire nga Turqia. Kam degjuar se eshte nje vend i bukur dhe destinacion per te shkuar tani.
Çfare beni ne kohen tuaj te lire?
Ne kohen time te lire une perpiqem qe te punoj jashte, duke shkuar ne palester ose duke bere yoga. Une gjithashtu dua te shikoj filma me te dashurin tim, shkojme neper darka dhe lexoj shume libra.

Cili vend ju pelqen me shume?
Jam e interesuar gjithmone te vizitoj vendet apo qytetet qe nuk kam qene ende. Sigurisht e dua Nju Jorkun, Miamin, Shqiperine, dhe me te vertete kam dashuri per Zvicren. Jam duke bere plane per te shkuar ne Turqi, Bali, Japoni dhe te shohim, me pas ne gjithe boten.

Mashkulli ideal…
Jam e sigurt qe edhe ju keni degjuar se te gjitha grate duan meshkuj inteligjente, te ndershem. Une dua te perqendrohem ne njerin qe ushqen shpirtin dhe mendjen. Pra, kur nje njeri mund te te beje te zhduken copeza te veshtira te jetes, ai eshte heroi im personal. Dua qe dikush te mund te marre gjerat nga lart e jo nga poshte!
Çfare mendoni kur shikoni ne fotografite tuaja sexy dhe cool?
Kur shikoj fotot e mia, mundohem te ndryshoj shume gjera heres tjeter. Shikoj floket, ndriçimin dhe shprehjen time. Ështe vetem pune arti per mua, dhe jam duke kerkuar me te miren per veten dhe punen time.

Çfare do te thote “pasion” per ju?
Dashuria, gezimi, zemerimi, deshira, trishtimi dhe ambiciet. Une personalisht me te vertete kam nje pasion per boten, per jeten dhe çdo gje qe bej. Ne qofte se kjo eshte nje pune, nje miqesi, marredhenie, familje, ushqim, une jam plot me pasion. Jam shume e apasionuar.

Kush eshte aktori juaj i preferuar?
Mark Wahlberg, nuk eshte vetem nje aktor i madh, por ai eshte nje njeri i madh. Kam pasur rastin ta takoj ne LA me nje mik te mire timin, eshte shume unik.
A keni ndonje sekret bukurie?
Ushtrimet, gjumi dhe uji. Besoj se une shoh shume me mire pas nje dite ne plazh. Ose pas ushtrimit ne nje dhome me avull dhe per te gjetur me vone veten tek nje masazher i mire. Tete ore gjume eshte gjithashtu nje gje vertet e mire. Por duhet ta pranojme veten si jemi. Askush nuk eshte i persosur, por duke pasur njerez te mire rreth nesh, ne arrijme gjithçka.

A e ndieni veten seksi?
Une mendoj se çdo grua eshte seksi. Çdo grua ka brenda vetes diçka seksi, ajo eshte natyra jone, te jemi seksi dhe te bukura.

Cilat jane planet tuaja ne te ardhmen?
Dua te arrij sa me lart! (Bej shaka). Une dua qe te vazhdoj dhe te jap me te miren time ne karrieren e modelimit dhe jam gjithashtu duke mirepritur qe se shpejti te sjell linjen time ne bikini gjate ketij viti.

Ju dukeni kaq e dobet. A mbani diete? A ju pelqen ushqimi turk?
Jo, definitivisht jo. Une kam vetem pune dhe perpiqem per te ngrene ushqim te mire. Por, nuk dua ushqim turk. Gjyshja ime gjithmone na bente imam bajaldi, bakllava dhe byrek.
Cili eshte mesazhi juaj per meshkujt turq?
E dua sensin e humorit qe meshkujt turq kane. Nese ju beni dike te qeshe, ata jetojne edhe me shume. Meshkujt duken te bukur, te ngrohte dhe te kujdesshem.

0 comments:

Like

Twitter

 
Copyright © 2014 Show Biz ★ V.I.P ★ Big Brother ★ Albania Gossip Thashetheme Lajme Blog Vipat Shqiptar Celebrity Eros