Home » » Familja e të dashurës së Ermalit: Na turpëroi

Familja e të dashurës së Ermalit: Na turpëroi

Ermali misteri i shtëpisë së “Big Brother”, para se të bëhej pjesë e reality show- t kishte një lidhje jo pak të rëndësishme me një vajzë nga qyteti i Beratit, Lorinën. Vetëm se, edhe ai vetë duhet ta ketë kuptuar, se pas afrimit me Françeskën e sidomos tani që ata përfliten se kanë kryer marrëdhënie seksuale, ndoshta Lorina nuk e pret më.

Farmacistja bionde duket se nuk e ka pritur aspak mirë “lojën” që po bën Ermali në “Big Brother”. Thashetheme të shumta na informojnë se përveç Lorinës, sjelljet e Ermalit po i përjeton keq edhe familja e saj, e cila ndihet e turpëruar. Edhe sikur vajza e tyre të dojë të rikthehet e ta falë të dashurin, familja ia ka ndaluar kategorikisht, duke mos i aprovuar aspak këto veprime, të turpshme, sipas tyre.
Duket se për Ermalin, me mbarimin e lojës përpara kamerave dhe syve kuriozë të publikut shqiptar, do të rinisë një tjetër “Big Brother”, po këtë herë pa kamera e pa nominim. Madje Ermali ndoshta do të dalë menjëherë i eliminuar nga jeta e Lorinës dhe e familjes së saj.  Bluetooth

0 comments:

Like

Twitter

 
Copyright © 2014 Show Biz ★ V.I.P ★ Big Brother ★ Albania Gossip Thashetheme Lajme Blog Vipat Shqiptar Celebrity Eros