Home » » Në kërkim të aktores që do ta luajë Dianan

Në kërkim të aktores që do ta luajë Dianan

Producenti filmik, Stephen Evans, është në kërkim të një aktoreje hollivudiane, e cila do ta luajë rolin e princeshës Diana, e cila humbi jetën tragjikisht në vitin 1997.

Filmi do të trajtojë 11 vitet e fundit të jetës së saj, ndërsa do të bazohet në memoaret e truprojës Ken Wharfe, në librin “Diana: Closely Guarded Secret”.
“Filmi fillon nga momenti kur e ka lindur djalin e dytë, Harryn, dhe theksi është mbi atë që ka përjetuar në jetën e saj si princeshë britanike”.
“Filmi as nuk do ta lëvdojë e as nuk do ta shajë, por secili shikues do të ketë kohë dhe hapësirë që të vendosë vet se çfarë personaliteti ka qenë dhe çfarë i ka ndodhur”, ka thënë producenti Evans, ndërsa transmeton CTV News.
Aktoret potenciale që mund ta luajnë princeshën Diana, janë Keira Knightley dhe Scarlett Johansson. /Telegrafi/

0 comments:

Like

Twitter

 
Copyright © 2014 Show Biz ★ V.I.P ★ Big Brother ★ Albania Gossip Thashetheme Lajme Blog Vipat Shqiptar Celebrity Eros