Home » , » Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

Një mënyrë e mirë për tu njohur me vajza dhe për të zbuluar nëse përputhen ty është flirti.

 Shprehi qëllimet e tua me lezet. Padyshim që arsyeja pse flirton me e një vajzë është sepse ajo të pëlqen. Mirëpo, kjo nuk duhet shfaqur menjëherë. Jo të gjithë dinë të flirtojnë. Flirti është art më vete. Në mënyrë që të jesh i zoti në flirt, më parë duhet të dish si mendon një femër. Femrave u pëlqen shumë kur meshkujt flirtojnë. Flirti e bën në femër që të ndihet e dëshiruar dhe e bën atë të ndihet e bukur. Femrave u pëlqen shumë vëmendja. Kur dikush flirton me to, ato e ndjejnë se janë në qendër të vëmendjes.


Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur
Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur
Kujdes me flirtet

Në parë duhet të kuptosh nëse një femër është gatshme për flirt. Nëse një femër duket se nuk është në gjendje të mirë shpirtërore, kjo do të thotë se ndoshta ky nuk është momenti më i përshtatshëm për të flirtuar. Gjithashtu, sigurohu që aty rrotull nuk ndodhet ndonjë ish-i dashur psikopat që i është qepur pas. Një femër në gjendje jo të mirë shpirtërore ka shumë gjasa që të bëjë skena dhe për më tepër askush nuk do të iki në shtëpi me nofullën të thyer. Pasi të jesh siguruar që ajo me të vërtetë ka dëshirë të bisedojë me ty, bëj lëvizjen tënde. Afrohu me buzëqeshje natyrale, pa u ngërdheshur si ujk i uritur. Kjo është gjëja më e rëndësishme për tu mbajtur mend.

Buzëqeshja tregon shumë

Si fillim, nëpërmjet buzëqeshjes bëhesh më i komunikueshëm. E dyta, buzëqeshja është gjithmonë çelësi për të kuptuar nëse ajo ka apo jo interes për të biseduar me ty. Ajo mund të jetë thjeshtë e mërzitur dhe do patjetër të flasë me dikë.
Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur
Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur
Edhe kjo mund të jetë një mundësi për të folur e për të flirtuar. Bëji komplimente, por mos e tepro. Disa mendojnë që komplimenti është mënyra më e mirë për të filluar një flirt, ndërsa të tjerë mendojnë se flirti duhet të fillojë pasi të jetë bërë prezantimi. Kjo gjë varet tërësisht prej teje, pasi të dyja metoda funksionojnë. Trego vetëbesim gjatë flirtit, femrat nuk i kanë qef qullapicat.

Kur bën një kompliment, lëri komentet e tepërta pa kripë

Sigurohu që është gati. Për këto përqasje zotësia e gojës është e rëndësishme. Përndryshe, ka për të dalë një paçavure që...vetëm sa do lësh nam. Tregohu gazmor dhe shko me rrjedhën e gjërave. Asnjëherë mos përpiq të të krijosh komunikim të nxituar, për shembull, të kërkosh numrin e telefonit menjëherë. Kështu vetëm sa do japësh idenë e dështakut të paduruar. Mbaje flirtin të lehtë dhe lëre atë që të fillojë e para kontaktin fizik. Vetëm pasi ajo ta ketë bërë një gjë të tillë, mund të vazhdosh me flirt më të guximshëm.

2 comments:

Anonymous said...

Gгeetіngs from Carolina! I'm bored at work so I decided to check out your blog on my iphone during lunch break. I enjoy the information you present here and can't wait to tаke а look when I get home.
І'm shocked at how fast your blog loaded on my mobile .. I'm not even using WIFI, just 3G .
. Αnyhoω, аmazing blog!

Havе a look аt mу homepаge Thomas The Tank Engine battery powered vehicles

Anonymous said...

Nice post. I was сhecκing constantly this blοg аnd I am іmpгessed!
Vегу useful information pаrtіcularly the finаl sectiοn
:) I take care of such іnfo a lot. I waѕ ѕеeκіng this paгticulаr info for a very long time.
Τhanks and gоod luck.

Hеre іs my wеb blοg increase boobs naturally

Like

Twitter

 
Copyright © 2014 Show Biz ★ V.I.P ★ Big Brother ★ Albania Gossip Thashetheme Lajme Blog Vipat Shqiptar Celebrity Eros