Neda dhe Ogreni: Fituam dashurinë


Çifti i dalë nga Big Brother, një vit më pas. Vendimi për bashkëjetesë dhe projektet për të shkruar një libër të dytë mbi eksperiencën në Big Brother dhe sekretet e tij. Jeta pas spektaklit, ambicjet në median e shkruar dhe komentet pro dhe kundër që Nedën dhe Ogrenin i shoqërojnë edhe tani që gjithçka ka marrë fund.

Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e çiftit të dalë nga Big Brother një vit më pas. Neda Karafili dhe Ogren Balluku e shtyjnë po njësoj ditën së bashku dhe i gëzohen, siç thonë, të lumtur lidhjes që lindi nën survejimin e pandërprerë të kamerave. Ndonëse intensiteti i mediave karshi lojtarëve të edicionit të fundit të Big Brother Albania ka rënë me kalimin e muajve, Neda dhe Ogreni kohë më kohë janë shfaqur nëpër faqet e shtypit rozë, dhe jo vetëm. Interesi për ta lidhej me fatin se si do të shkonte historia e tyre dhe ata që kishin vënë bast se ajo e tyrja nuk ishte tjetër veçse një strategji për të fituar, duket se kanë dalë të humbur.

Vazhdojnë të shijojnë dashurinë e tyre dhe meqë tani dëshirën e kanë të rrinë bashkë përgjatë 24 orëve, në planet e afërta kanë bashkëjetesën, çka paralajmëron me vonë edhe lajme të tjera kurorëzimi zyrtar të kësaj dashurie. Dhe nuk merr fund me kaq.

Pas trullosjes së parë, përballë një realiteti të ndryshëm nga loja mbyllur në shtëpi, Neda e ka filluar jetën aty ku e kishte lënë ditën që hyri në spektaklin e Vëllait të Madh. Ndjek studimet për filozofi dhe këto muaj i ka të ngarkuar me provime, meqë është në vigjilje të diplomimit. Dhjetorin e shkuar promovoi librin e saj të parë, “realizim i një ëndrre” dhe po nxiton të shkruajë një tjetër për ta pasur gati në panairin e librit të këtij viti. Nëse tek i pari, i titulluar “Archea” – i shkruar sidomos në periudhën pas Big Brother – 21 vjeçarja nga Kavaja ka përmbledhur 71 proza në të cilat ka derdhur emocionet e veta, probleme të lidhura  me të dhe familjen, në këtë të dytin do t’i rikthehet fenomenit dhe eksperiencës Big Brother. Ka lidhur kontakte me shtypin e shkruar, është e pranishme në një të përjavshme dhe tregon se ka plane afatgjata me këtë të fundit. Ndërkaq nga ana tjetër Ogreni, 27 vjeç i diplomuar për marketing në fakultetin e Ekonomisë, ka filluar punë në një ndërmarrje të huaj dhe sidomos këto kohë po i bën hyzmetin lidhjes me Nedën, jo vetëm emocionalisht. Tregojnë se libri “Archea” është pritur aq mirë sa ka lindur nevoja e ribotimit dhe me anët teknike të kësaj pune dhe sidomos menaxhimin e tij në treg është marrë Ogreni.

Përgjatë 24 orëshit të një dite ndahen vetëm gjatë pjesës së parë, kur Neda rend për në shkollë, ndërsa Ogreni për në zyrë. Pjesa tjetër është bashkë. Pasdite me miqtë ose në shtëpi dhe mbrëmja vonë të lidhur virtualisht deri ditën kur të zgjedhin shtëpinë ku do të jetojnë bashkë. Gjithçka shkon për mrekulli pra. Vështirësitë e fillimit, kur u përballën me botën reale dhe provën e vërtetë që një çift duhet të kalojë i përfshirë në vorbullën e saj, kanë kaluar, ndaj dhe çifti tregon me qejf dhe hapur atë çka gjeti pas puntatës së fundit të reality show-t, duke bekuar këtë të fundit për fatin e mirë që u solli në derë dhe duke u betuar se nëse koha do të kthehej mbrapa do të bënin të njëjtat gjëra dhe do të merrnin të njëjta vendime.

“Pas eksperiencës së BB, ndihem më e rritur e kam mësuar të njoh veten time më shumë e të tjeret gjithashtu”, thotë Neda. “Eksperienca në BB, më vinte gjithnjë përpara zgjedhjeve dhe vendimeve e kjo të bën të kuptosh se çfarë kërkon dhe sidomos se çfarë dëshiron ose nuk dëshiron në jetën tënde. Mirëpo, arsyeja numër një se pse ndihem dhe e konsideroj veten të fituar është historia ime e dashurisë me Ogrenin, e cila rritet çdo ditë e më shumë e mua më fal një lumturi të pafund”. Ogreni është ajo çka i dhuroi Big Brother me pak fjalë, pa përmendur edhe diçka tjetër që duket se studentja e filozofisë e ka fort për zemër. “Tashmë jam pjesë e medias së shkruar dhe kam aspirata e synime të forta për këtë aspekt”, shton. Nuk ka shumë kohë që ka filluar të vërë emrin mbi rubrikat e saj në një gazetë të fundjavës, me tematika të ndryshme sociale dhe kulturore dhe i ka hyrë bisedimeve me një të dytë, të përditshme, për të bërë shkrime të tjera aty. “Synimi im është të jem gjithmonë pjesë e medias së shkruar dhe pse jo edhe më gjerë se kaq”.

Sa për historinë e dashurisë duket se tani ndihen më të sigurtë të flasin për të, meqë fillimi, siç edhe për të tjerët, i ka kaluar disa prova. “Nuk mohoj faktin që në fillim e gjetëm paksa të vështirë të përshtateshim, sepse kemi pak a shumë të njëjtin  temperament, pavarësisht se natyrat i kemi krejtësisht të kundërta. Por të them me bindje, se kur është dashuria në një marrëdhënie, ajo marrëdhënie i mund të gjitha dhe del gjithnjë fitimtare”. Një “problem” të vogël e kanë megjithatë: momentin e ndarjes në darkë, kur Neda mbyllet në dhomën e saj dhe Ogreni në të vetën. Qeshin kur thonë se dëshira më e madhe që kanë të dy këto kohë është të jenë bashkë non stop, por për këtë u duhet edhe pak durim. E kanë ndarë mendjen të jetojnë bashkë dhe dita e shumëpritur është vetëm çështje kohe.  “Jemi bashkë edhe atëherë kur takojmë miq dhe shoqëri, ose shpesh pasditet na pëlqen ti kalojmë vetëm me njëri-tjetrin.

Disa orë të mbrëmjes dhe darkës, ja dedikoj të shkruarit sepse dua të jem prezente në Panairin e Librit 2012, me një libër, të cilin prej kohësh ja kam premtuar publikut shqiptar: Librin e Big Brother-it”. Tjetër pasion i dashur i Nedës, për të cilin flet me qejf të madh. Ka botuar të parin ndërkaq dhe i pret me buzëqeshje edhe komentet negative që ka shoqëruar botimi i tij. “Është një ëndërr e bërë realitet”, thotë Neda pa e fshehur krenarinë e lajmit se këto ditë që flasim “Archea” është në proces ribotimi. “Është shkruar pas eksperiencës në Big Brother ku, patjetër për shkak të ndjenjave të mia ndihesha vërtetë shumë e frymëzuar. Ka tema politike, sociale madje flet edhe për të gjitha ato elemente të cilat sot, shqetësojnë të gjithë botën. Më duhet të të them që janë shkruar në momente të mia revolte, dorëzimi dhe lumturimi. Kështu që gjithçka e shkruar është e ndjerë”.

Mirëpo, jo të gjithë e kanë parë me këtë sy librin e Nedës. Përgëzimeve nuk i kanë munguar edhe kritikat, qofshin ato edhe pa u bazuar në diçka konkrete. E kanë quajtur edhe libër të pavlerë disa, i kopjuar nga vepra të mëdha filozofike, një nga ato libra që nuk vlejnë edhe aq për ta pasur në bibliotekë. Pastaj boll ideja që Neda kishte shkruar dhe botuar një libër, ndezi debatet e kohëve të spektaklit ku fansët kishin përballë mjaftueshëm kritikë të studentes që shkruante nëpër mure, fliste bukur dhe rrjedhshëm, por që brenda shtëpisë rrjeshtoi më shumë armiq se miq. Ata që e deshën dhe ata që e shanë, u ndanë sërish në dy kampe përballë dhe Nedës iu desh ta mirëpriste edhe këtë. Mbase pse është mësuar me të tilla realitete edhe kritikat për librit i ka parë në sensin pozitiv. Pasioni për filozofinë e shtyn të shohë gjysmën plot të gotës dhe Neda, faktin që libri i saj është komentuar e ka përmbledhur në bilancin përfundimtar, pjesë të fitores së saj. “Ky libër është tashmë në fazën e ribotimit të tij, kështu që rezultati në bazë të pritshmërive është i shkëlqyer. Kjo do të thotë që libri është lexuar dhe pëlqyer. Madje, edhe komentet që kam marrë, të çonin në këtë linjë mendimi e konkluzionesh”, thotë pa e humbur për asnjë çast të vetëm besimin. “I kam lexuar edhe unë komentet që janë bërë për të dhe më është bërë shumë qejfi, sepse përderisa flitet e kritikohet një fenomen apo ndodhi, do të thotë që është i suksesshëm. Sa për komentet në vetvete, nuk kam ndonjë përgjigje sepse duket qartë se ata që e kanë kritikuar nuk e kanë lexuar librin. Kushdo që mund ta lexojë, e ve re origjinalitetin e tyre dhe stilin tim personal”.

Dukshëm kjo gjë nuk ka ndikuar edhe në dëshirën për të nisur të dytin, i cili, siç thotë, tani nuk është vetëm ambicje, por një vepër që ka marrë formë dhe ka përmbajtje. Bëhet fjalë për një libër, që siç thotë Neda, nuk do të jetë vetëm ditar i ditëve të kaluara në Big Brother. “Është një lloj rrëfimi mbi mekanizmat dhe mënyrën e vërtetë se si Big Brother funksionon realisht. Ka shumë detaje dhe aspekte, të cilat, jo të gjithë i kuptojnë dhe i shohin nga televizioni, e janë pikërisht ato të fshehta që unë dua të zbuloj në libër”.

I tregon të gjitha këto nën miratimin e Ogrenit, i cili nuk përton t’i vijë në ndihmë, çdo herë që Neda ka nevojë, jo vetëm për pjesën e menaxhimit të “Archea”-s, por edhe kur vjen puna për t’i shërbyer me një telefonatë, takim me dikë, për të dhënë përgjigje kur Neda është e angazhuar diku tjetër. E bën me qejf edhe pse gjithashtu Ogreni po shijon këto kohë pas Big Brotherit. Dhe nuk flitet vetëm për punën e re. “Ogreni në këtë periudhe ka një jetë shumë intensive, ndërmjet punës së re që i shpenzon goxha kohë dhe të dashurës, e cila pëlqen të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes së tij”, shton Neda duke qeshur. Ne sapo mbaruam ribotimin e librit tim dhe kjo i mori goxha kohë, sepse shumë çështje teknike të botimit të librit i mundësoi ai. Ka një aftësi të shkëlqyer në manaxhim dhe biznes, e besomë që negocimet me shtëpinë botuese dhe libraritë kanë qenë perfekte”.

Gjithçka po shkon mirë e bukur me pak fjalë. Përveç asaj çka la pas Big Brother sa i takon miqësive që mund të lindin prej bashkëjetesës në shtëpinë e tij. Edhe për këto të fundit Neda dhe Ogreni i kanë idetë e qarta: prej një lojë të tillë mund të ketë gjithçka përveç miqësive. “Në një kontekst kompetitiv, nuk mund të lindin miqësi dhe armiqësi të sinqerta. E vetmja ndjenjë që del mbi një konkurrim dhe një çmim, është dashuria. Nuk do mundesha kurrë, që pas përfundimit të një konkurrimi siç ishte Big Brother, të bëhesha mikeshë me njerëz që drejt meje lëshonin shpifje dhe ofendime vetëm për çështje lekësh. Nuk kam bërë sot dhe nuk do ta bëj asnjëherë në jetën time”. Nuk qahen megjithatë. Nuk gjetën miqësi të reja e nuk fituan as lekët. Por kanë njëri-tjetrin dhe kjo u mjafton.

Nga Alida Cenaj, Revista Klan

6 comments:

Anonymous said...

I ωas wondеring if you eνеr thought of changing thе ρage layout of your blog?
Its very well ωгitten; I lοve what youve got tο say.
But maybe you сould a little mοге
іn the wаy of соntent so pеοple coulԁ
connect with it bettеr. Υοuve got an awful lot οf
text for only having 1 or twо images. Maybе you сould spасe іt out bеtter?


Alѕo visit mу wеb site Plae.com

Anonymous said...

аuraωave is one of the faсe endings in the sреcifіс torѕο ρortion that is exρeriencing hurtіng is onе of many TENS unitѕ
usablе on the gгoceгy for it has near no inclіne
personal effеcts.

Also visit my sitе: Http://aurawavereview.Com

Anonymous said...

Essentially, alteгnativеly of rеgistering the nuiѕancе in that domain, іt registers the
clear tickle, or tіngle іmpreѕsiοn from the others was that
it provides, and since then, the maгket place for it has continued to maturate.
Aurаwave іs one of the faсe endіngs in the speсіfiс torѕο
constituent thаt is еxperіencing annоyance is οnе of the viгtually low-сost ρroductѕ
оf it's kind.

Feel free to surf to my webpage: aurawavereview.com

Anonymous said...

Hello theгe! Dο you uѕe Twіtter?
I'd like to follow you if that would be ok. I'm ԁеfinitely enjоyіng your blog
аnd look forwагd to new posts.

Here is my web pagе: lose fat fast

Anonymous said...

Hi thiѕ is ѕomеwhat of off tоpiс but I was wanting to knoω if blogs uѕe
WYЅIWYG editors or if уou have to manually code with HTML.
I'm starting a blog soon but have no coding knowledge so I wanted to get guidance from someone with experience. Any help would be greatly appreciated!

My web page: natural breast augmentation

Anonymous said...

Evегything іs very open with a really clear dеscriрtion
of the іssues. It was rеаlly infoгmatiνe.
Υοur ωеbѕite
is verу usеful. Many thanκѕ fоr
shaгing!

Нeгe іs my ωebѕite :: locked out solihull

Like

Twitter

 
Copyright © 2014 Show Biz ★ V.I.P ★ Big Brother ★ Albania Gossip Thashetheme Lajme Blog Vipat Shqiptar Celebrity Eros