Së pari, mos harroni të qëndroni me shpinën
drejt gjithmonë. Shihuni para pasqyrës dhe shikoni se si pamja e e
dekoltesë tuaj do të ndryshojë menjëherë, nëse mbani qëndrim të drejtë
Zmadho fotografinë
Po vjen stina e ngrohtë e natyrisht, gjëja e parë që bëjnë femrat është lirimi i qafës nga shallet apo golfet, duke synuar hapjen sa më shumë të dekoltesë dhe pjesës së gjoksit. E për t’u ndjerë sa më seksi dhe të bukura në këtë pjesë të trupit, duhet natyrisht që të dini si ta trajtoni atë.
Së pari, mos harroni të qëndroni me shpinën drejt gjithmonë. Shihuni para pasqyrës dhe shikoni se si pamja e e dekoltesë tuaj do të ndryshojë menjëherë, nëse mbani qëndrim të drejtë
Së dyti, kryeni sa më shumë ushtrime, të paktën 2-3 herë në ditë nga ato që kanë lidhje me shpinën tuaj. Përshembull, shtrini drejt këmbët tuaja dhe përthyeni shpinën duke tentuar t’i kapni majat e tyre me duar. Do të shihni si do të liroheni menjëherë nga pesha e shpinës, duke e lënë gjoksin që të duket edhe më bukur.
Në fund, kujdes me zgjedhjen e reçipetave gjatë verës. Duhet të jenë sa më të lehta dhe të tilla që të nxjerrin në pah formën e vërtetë të gjoksit, sa më natyral, pa qenë nevoja e sforcimeve.
0 comments:
Post a Comment