Home » , » Në takimin e parë, mashkulli sheh vetëm fizikun

Në takimin e parë, mashkulli sheh vetëm fizikun

Sipas tij, në pesë minutat e para të një takimi, një mashkull nuk arrin të mendojë për asgjë tjetër përveçse paraqitjen fizike, ndërsa “sex-apeal” është jashtëzakonisht i fuqishëm.

 Ja cfarë i tërheq meshkujt tek femrat

Përgatitje të gjata përpara pasqyrës dhe orë të tëra duke menduar se çfarë do të thonë. Kjo i ka ndodhur pothuajse çdo vajze përpara një takimi me një djalë interesant.

Megjithatë, sipas doktorit Paul Dobransky, psikolog dhe ekspert i marrëdhënieve njerëzore në Universitetin e Harvardit, komunikimi nuk është aspak i rëndësishëm në përballjen e parë me një mashkull.

Sipas tij, në pesë minutat e para të një takimi, një mashkull nuk arrin të mendojë për asgjë tjetër përveçse paraqitjen fizike, ndërsa “sex-apeal” është jashtëzakonisht i fuqishëm.

Pas këtij impakti, përzgjedhja më pas bëhet selektive. Sipas studimit të tij, midis tipareve “dytësore” të çmuara më shumë tek një femër janë e qeshura e saj, stili i veshjes apo sensi i humorit.

Studimi i tij nxori në dritë edhe disa të dhëna të tjera të pabesueshme, si fakti që flokët luajnë një rol kryesor në tërheqjen seksuale të meshkujve.

Kështu, shumica e tyre janë shprehur se volumi dhe shkëlqimi i flokëve luajnë një rol thelbësor në vlerësimin që krijon impakti fillestar.

0 comments:

Like

Twitter

 
Copyright © 2014 Show Biz ★ V.I.P ★ Big Brother ★ Albania Gossip Thashetheme Lajme Blog Vipat Shqiptar Celebrity Eros